Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Policët shkojnë për të arrestuar hajnat - përballen me të shtëna armësh

Në fshatin Krushevë e Madhe të Klinës, dje në ora 00:35, Policia e Kosovës është përballur me të shtëna armësh në drejtim të tyre derisa po shkonin për të arrestuar disa të dyshuar për vjedhje.

“Gjatë një vjedhje në progres, njësitë policore kanë intervenuar për t’i arrestuar të dyshuarit, mirëpo të dyshuarit me të vërejtur zyrtarët policorë kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre, me ç’rast edhe zyrtarët policorë kanë shtënë në drejtim të dyshuarve, të cilët kanë arritur që të ikin nga vendi i ngjarjes”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Si pasojë e të shtënave nga arma e zjarrit nuk raportohet për të lënduar, ndërsa njësitë relevante policore janë duke hetuar rastin.