Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Të shtëna me armë zjarri ndaj tre personave në Prishtinë

Mbrëmë në rrugën “Demokracia” në Prishtinë, afër kompleksit “Qafa”, në ora 22:12, është raportuar për një gjuajtje me armë.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer procedurat e vendshikimit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Më vonë tre ankues meshkuj K/Shqiptarë janë lajmëruar në polici dhe kanë njoftuar se gjersa ishin në veturë, një i dyshuar mashkull K/Shqiptar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre, mirëpo nuk i kishte qëlluar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës, raporton Koha.net.

Policia thekson se në vend të ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja dhe një predhë.

Njësitet policore janë në kërkim të personit të dyshuar.