Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Nipi i Enver Hoxhës dënohet me 10 vjet burgim

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë vendimin për 9 personat e dosjes ‘Xibraka’, ku mes tyre është edhe nipi i Enver Hoxhës, Ermal Hoxha.

Ai u arrestua bashkë me disa persona të tjerë pas zbulimit të laboratorit të kokainës në fshatin Xibrakë të Elbasanit, raporton "Syri".

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në total të gjithë 9 të pandehurit janë dënuar 104 vite burgim.

Vendimi për 9 të pandehurit e “Laboratorit të Xibrakës”:

10 vite burg për Ermal Hoxhën

12 vite burg për Ilir Hysenin

10 vite burg për Arjan Dalipin

13 vite burg për Genci Xhixhën

11 vite burg për Gentin Gjonajn

12 vite burg për kolumbianët Cesar Avila dhe Valter Moreno

11 vite burg për Klemend Dalipin

13 vite burg për Sajmir Batkun