Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Nuk u mbijeton plagëve shtetasi i Norvegjisë që u rrokullis te rrethi i Ferizajt

Në një aksident trafiku, të ndodhur sot rreth orës 04:50 ,në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, te rrethrrotullimi në Ferizaj ka humbur jetën një person.

Sipas raporteve të para, rasti ka ndodhur kur ngasësi i veturës BMW me targa të Norvegjisë (F.S., 26 vjeç), duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes kushteve të rrugës, me pjesën e përparme të automjetit godet rrethin dhe pastaj rrotullohet, me ç’rast pëson lëndime të rënda trupore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Të lënduarit, fillimisht i është dhënë ndihma mjekësore në Emergjencën e Ferizajt, e pastaj është dërguar në QKUK Prishtinë, ku pas një kohe kemi pranuar informatën se i njëjti ka ndërruar jetë, njofton Policia.

Me rastin janë duke u marr hetuesit e Njësitit të trafikut rrugor.

{gallery}