Policia njofton se E.H(12 vjeqar) ka vdekur si pasojë e plagëve të marra në një aksident që ka ndodhur më 29 qershor në fshatin Koshare të Ferizajt.
Rasti ka ndodhur në rrugën magjistrale Shtime -Ferizaj ,në fshatin Koshare, ku sipas Policisë, ngasësja e automjetit të udhëtarëve me targa lokale, A.M. ( 23 vjeçare), e cila ishte duke qarkulluar në relacionin Ferizaj-Shtime, fillon tejkalimin në mënyrë të pasigurt dhe godet veturën e cila ishte duke qarkulluar në të njëjtin drejtim si dhe biçiklistin E.H. 12 vjeç.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë raportin policor, më datë 29 qershor thuhej se në orën 14:50 në fshatin Koshare, ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë dy vetura dhe një biçiklist.
Si pasojë dy femra dhe një mashkull kanë pësuar lëndime trupore të cilët janë dërguar menjëherë në spital për trajtim mjekësor.