Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Katër të lënduar në aksident trafiku në Prishtinë

Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku të ndodhur në fshatin Suhodoll të Prishtinës, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

PK thotë se aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 12:48, dhe në të janë përfshirë dy vetura, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“I dyshuari, mashkull shqiptar, derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka goditur veturën tjetër të cilën e drejtonte viktima, mashkull shqiptar. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar katër persona, tre meshkuj dhe një femër, të cilët pas tretmanit mjekësor në QKUK janë liruar”, thuhet në komunikatë.