Antidroga greke ka sekuestruar dje, në afërsi të Igumenicës, një sasi prej 200 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa.
Sipas autoriteteve helene, droga ishte e fshehur në një kanal dhe ruhej nga tre shtetas shqiptare, të moshave 19, 26 dhe 29 vjeç, të cilët u arrestuan, transmeton TCH.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAutoritetet thanë se shqiptarët e arrestuar ishin pjesë e një organizate kriminale aktive në trafikun e drogës. Ata do ta dërgonin kanabisin në Athinë, ku do të shpërndahej në zonën e narkotikëve të kryeqytetit helen.
Tre të arrestuarit do të dërgohen në gjykate për masën e sigurisë, ndërkohë që vazhdojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të lidhur me këtë trafik.