Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Ndahet nga jeta tragjikisht psikologia Dua Dauti-Kadriu

Në moshën 36-vjeçare, është ndarë nga jeta tragjikisht psikologia Dua Dauti-Kadriu, në Ulqin, transmeton KTV.

E ndjera ka humbur jetën në det, dje në orët e pasdites.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas familjarëve të saj, rreth orës 6 pasdite, dy fëmijët e saj ishin në ujë, ndërsa ishte ngritur flamuri i kuq i rrezikut nga valët e mëdha.

Ajo kishte hyrë për t’i shpëtuar fëmijët, kishte arritur t’i nxjerrë ata, por vetë nuk kishte dalë nga uji.

Sipas familjarëve, trupi i pajetë i saj është gjetur pas 3 orë kërkimesh. Dua Dauti-Kadriu do të varroset sot në Prizren, rreth orës 17.