Një histori horrori pesë vite më parë në Belgjikë, ka bërë që një djalë i ri të humbiste jetën nga masakrimi me thika ndërsa tre vëllezër shqiptarë u vunë nën akuzë e për pasojë edhe nën masa të rrepta dënimi. Dy vëllezër mundën të arratisen nga vendi i krimit dhe më pas edhe nga Belgjika fare, ndërsa njëri shkoi u dorëzua në polici duke marrë përsipër vrasjen. Por atje nuk funksionojnë gjërat si në Shqipëria, shkruan sot Shekulli.
Policia dhe prokuroria vendase hetuan ngjarjen dhe vërtetuan se personi fajtor nuk ishte ai që ishte dorëzuar për njëri nga dy të arratisurit. Për pasojë nisi shqyrtimi gjyqësor me tre të pandehur dhe u vendos që i dorëzuari të dënohej me 24 vjet burg ndërsa personi i konsideruar fajtor plot 30 vjet burg. Kërkimet për të iu besuan Interpolit dhe ashtu ndodhi. Arrestohet rreth një javë më parë në Angli dhe tashmë pritet që të ekstradohet në Belgjikë ku edhe do të vuajë dënimin!
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPolicia angleze ka arrestuar një shqiptar të dënuar për vrasje nga drejtësia belge 3 vite më parë. Shqiptari u arrestua në Leicester të Britanisë së Madhe fundjavën e kaluar, pas 3 vitesh në arrati dhe tashmë do të ekstradohet në Belgjikë. Mediat belge shkruajnë se ai është Kujtim Puci 30 vjeç, i dënuar me 30 vjet burg për një vrasje të ndodhur në vitin 2012. Kujtim Puci, së bashku me vëllezërit e tij Arben dhe Hajdar Allajbej (që besohet se kanë ndërruar identitet nga Puci në Allajbej) jetonin në Bruksel, ishin frekuentues të rregullt të jetës së natës dhe ishin të përfshirë në shfrytëzim prostitucioni. Natën e 3 prillit 2012, ata u konfliktuan në një lokal nate me një tjetër shqiptar të quajtur Klaudjo Alushi 25 vjeç, për punë femrash. Ai u godit disa herë me thikë nga vëllezërit Puçi dhe u la në mes të rrugës, raporton media belge “Het Nieuwsblad”. Policia e gjeti atë të vdekur në trotuar. Autopsia zbuloi më vonë se viktima fillimisht ishte dhunuar dhe goditur me grushte në fytyrë. Dëshmitarë në atë kohë panë të gjithë skenën, por nuk kishin bërë deklaratë në polici. Dy ditë pas vrasjes, Arben Puci (Allajbej) u paraqit në polici dhe pranoi krimin pasi i frikësohej një hakmarrje të mundshme nga miqtë e viktimës Klaudjo Alushi. Dy vëllezërit e tij të tjerë ishin arratisur nga vendi. Në fund të vitit 2014, Gjykata e Brukselit e dënoi Arben Pucin me 18 vite burg, kurse i dyshuari kryesor Kujtim Puci u dënua në mungesë me 30 vite. Tashmë ai do të vuajë dënimin e tij në Belgjikë. Ndërsa për vëllanë tjetër, Hajdar Pucin nuk ka informacion me sa vite është dënuar.