Një vajzë e moshës 19 vjeçare ka zgjedhur qe t’i jap fund jetës së saj duke u hedhur nga kati i tetë i pallatit ku jetonte bashkë me një 33-vjecar.
Sipas burimeve policore, mësohet se vajza, e cila është identifikuar si Safete Bega, është nga fshati Perondi i Beratit, ndërsa bashkëjetuesi i saj është Artur Çala, 33 vjeç, nga Topoja e Fierit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas burimeve, mësohet se çifti ishte problematik dhe me precedentë penale për vjedhje.
Policia po punon për gjetjen e motivit te hedhjes së vajzës nga pallati, nëse ajo është hedhur vetë apo e kanë shtyrë për t’u hedhur.
Është mësuar se në momentin kur ajo është hedhur nga pallati, ka qenë në gjendje të rëndë psikologjike.