Një burrë serb, shtetas i Bosnjës ka mashtruar një serb tjetër duke i marrë 8850 euro, dhe traktorin në shfrytëzim, dhe i dyshuari pasi ka prishur traktorin është larguar në shtetin e tij, bën të ditur Policia e Kosovës.
Përmes një komunikate për media Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur më 30 qershor në Zubin Potok, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ankuesi mashkull, serb, ka raportuar se i dyshuari, mashkull serb, shtetas i Bosnjës pas një mosmarrëveshja rreth një prone private i ka marrë një shumë parash rreth 8850 euro dhe traktorin në shfrytëzim. I njëjti pasi i ka prishur traktorin është larguar për në shtetin e tij”, thotë PK.
Policia thotë se rasti është duke u hetuar.