Në fshatin Shkabaj të Obiliqit janë arrestuar tre burra, pasi janë kapur duke vjedhur një trafo elektrike, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.
Raportohet se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 13:30, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Tre meshkuj, shqiptarë, janë arrestuar për shkak se të njëjtit janë kapur në flagrancë duke vjedhur një trafo elektrike”, thuhet në komunikatë.
Më tutje thuhet se me urdhër të prokurorit dy nga të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa njëri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje.