Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një muaj paraburgim për të dyshuarin për abuzim seksual me të mitur

Gjykata Themelore në Ferizaj ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaj, ndaj të pandehurit I.L. i dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi seksual i personave nën moshën 16 vjet”.

Sipas njoftimit, Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit dhe i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj, duke filluar nga data e arrestimit 4 korrik 2017 dhe do të zgjasë deri më 3 gusht 2017.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.