Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Frikësojnë qytetarët duke u prezantuar si policë në Fushë-Kosovë

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës pasi kanë shqetësuar dhe frikësuar qytetarët duke u prezantuar si pjesëtarë të policisë.

Policia ka bastisur shtëpitë dhe veturat e të dyshuarave dhe u janë gjetur tri gëzhoja të kalibrit të vogël, dy thika, dy helmeta dhe bluza me mbishkrimin “Police”. Përveç këtyre, Policia ka konfiskuar edhe një emblemë, një armë të gjatë plastike, dy pistoleta plastike, një shënjestër me llaser dhe një pa llaser, një bombë plastike.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje.