Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Trevjeçari vdes nga goditja e autobusit brenda Stacionit

Ka ndërruar jetë një 3-vjeçar, shtetas i Republikës së Shqipërisë, i cili të martën mbrëma është goditur brenda hapësirës së Stacionit të Autobusëve nga një autobus i kompanisë “Endriti”, shkruan sot Koha Ditore.

Policia e Kosovës me urdhër të prokurorit pas intervistimit e ka liruar me procedurë të rregullt vozitësin e autobusit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në Stacionin e Autobusëve në Ferizaj kanë thënë se rasti ka ndodhur derisa nëna e fëmijës nuk është kujdesur për djalin e sajë 3-vjeçar brenda hapësirave të stacionit, pavarësisht se shoferi i autobusit është dashur ta siguronte më mirë hapësirën para se të lëvizte. Xhevat Sallahu, njëri ndër aksionarët e Stacionit të Autobusëve në Ferizaj ka thënë se 3-vjeçari së bashku me nënën e tij, pak minuta pa ndodhur kjo ngjarje sapo kishin arritur nga Shqipëria me një autobus. Ai ka shprehur keqardhje për një ngjarje të tillë.

(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.