Të hënën në ora 19:30, Policia e Kosovës, Njësitet reaguese nga stacioni Policor i Gjilanit i janë përgjigjur një rasti për lëndim të lehtë trupor.
Policia raporton të ketë arrestuar të dyshuarin shqiptar, shtetas të Kosovës, pasi që i njëjti në shtëpinë e tij ka sulmuar fizikisht gruan e tij, babanë e gruas si dhe mikun (vëllanë e gruas).
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Si pasojë e goditjes me mjet të fortë, gruaja dhe babai kanë pësuar lëndime trupore të cilëve u është ofruar ndihmë mjekësore në Emergjencë e Spitalit rajonal të Gjilanit”, raporton Policia, transmeton Koha.net.
Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari ndalet në mbajtje për 48 orë, ndërsa rasti procedohet në PTH.