Policia e Tiranës sekuestroi 50 kg kanabis si dhe vuri në pranga 3 persona gjatë operacionit të koduar “Kalaja”, bën të ditur TCH.
Blerim e Dritan Murati dhe Bashkim Mema u arrestuan gjatë momentit të shkëmbimit të drogës në rrugën e vjetër Vorë-Rinas.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas policisë, për këta shtetas është arritur të dokumentohet veprimtaria kriminale e shpërndarjes së lëndëve narkotike në zona të ndryshme të Tiranës.
Ndërkohë, në afërsi të fshatit Urë, në vendin e njohur si Maja e Ksulit, policia ka zbuluar një parcelë të hapur rishtas me 434 bimë hashashi. Në parcelën e zbuluar nga komisariati nr. 4, uniformat blu gjetën edhe 54-vjeçarin Aqif Kryeziu, i cili u arrestua në flagrancë.