Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aktakuzë kundër zyrtarit policor të Suharekës, keqpërdori pozitën zyrtare

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër një zyrtari policor, H.M., për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 të KP-ës.

Sipas aktakuzës, i pandehuri H.M., zyrtar i Policisë së Kosovës nga Stacioni Policor në Suharekë, më datë 07.05.2016, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar nuk e ka përmbushur detyrën zyrtare me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për personin M.P., përkatësisht duke dëmtuar personin N.B, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se i dëmtuari N.B., kishte raportuar në Polici se i janë vjedhur një sasi prej tridhjetenëntë (39) thasë të çimentos. Ndërkaq, gjatë një pike të kontrollit të Policisë është ndaluar i dyshuari M.P., i cili ka qenë duke drejtuar kombin me 39 thasë të çimentos, që kanë qenë të vjedhura në oborrin e shtëpisë të të dëmtuarit N.B.

Përkundër këtyre fakteve zyrtari policor H.M., duke shfrytëzuar autoritetin e tij zyrtar nuk ka lejuar që të ndalohet i dyshuari M.P., dhe t’i sekuestrohet përkohësisht çimentoja e vjedhur e cila do të shërbejë si provë materiale gjatë hetimeve dhe kombi si mjet me të cilën është kryer vepra penale.

Me këto veprime i pandehuri H.M., ka kryer veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 të KP-ës.