Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Mërgimtares i thyhet vetura, i merret çanta me para e dokumente personale

Gjatë mbrëmjes së djeshme në Prishtinë, është raportuar për një vjedhje të rëndë.

Sipas raportit policor, viktima femër ka raportuar se e kishte parkuar veturën e saj me targa gjermane në një parking, por persona të panjohur i kanë thyer veturën duke i vjedhur gjërat personale.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ajo ka raportuar se i është vjedhur çanta e krahut në të cilën kishte një shumë parash, telefonin, dokumentet personale dhe disa dokumente të familjarëve të gjitha të lëshuara nga autoritetet gjermane.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.