Policia e Shtetit ka ndërmarrë një operacioni për rikontrollin e territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të kanabisit, si dhe të magazinimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.
Operacioni në shkallë të gjerë ka nisur ditën e premte nga ajri, toka dhe deti. Në të janë përfshirë forcat RENEA, FNSH, policitë vendore të rretheve, Policia Kufitare dhe Delta Forcë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoOperacioni drejtohet dhe monitorohet nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako.
Si rezultat i këtij operacioni, forcat RENEA asgjësuan në një terren të konsideruar me rrezikshmëri të lartë në zonën e Dukagjinit rreth 900 bimë kanabis sativa.
Bimët ishin mbjellë në Luginën e Qershisë në Shosh të Dukagjinit dhe u evidentuan gjatë patrullimit nga ajri i Policisë së Shkodrës.
Siç njofton policia, terreni ka qenë tejet i vështirë dhe me një rrezikshmëri të lartë për forcat RENEA, që pas asgjësimit të drogës janë tërhequr me helikopter.
Për të ndjekur operacionin ka shkuar në Dukagjin, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, Drejtori i Departamentit të Sigurisë Altin Qato dhe Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Gjovalin Loka.
Çako ka përgëzuar dhe vlerësuar përkushtimin dhe sakrificën e punonjësve të policisë, veçanërisht të RENEA-s, por edhe të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit në tërësi.
Çako ka theksuar se Policia e Shtetit do ta përmbush me sukses këtë prioritet kombëtar të qeverisë për zerimin e fenomenit Cannabis këtë vit.
Policia thotë se operacioni masiv do vijojë deri në rikontrollin e plotë të territorit të vendit./TCh