Vrasësi i dyfishtë shqiptar që ka humbur edhe njërën këmbë në një aksident ka humbur përfundimisht betejën me drejtësinë britanike dhe do të ekstradohet në Shqipëri.
Saliman Barçi, 41 vjeç, ka mundur të jetojë në Britaninë e Madhe për rreth 14 vite me identitet të rremë, duke pretenduar se ishte shtetas kosovar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi akuzohet për vrasje në vitin 1997 në Burrel dhe për të është dënuar me 25 vite burg. Pavarësisht pretendimeve të tij se mund të përballej me vrasje për gjakmarrje në Shqipëri dhe pavarësisht akuzave për korrupsion ndaj sistemit të drejtësisë dhe kushteve të këqija në burgje, autoritetet e drejtësisë britanike kanë vendosur përfundimisht ta ekstradojnë.
Gjykatësi sipas “Daily Mail” ka refuzuar thirrjen e respektimit të të drejtave të njeriut nga 42 vjeçari në një përpjekje të minutës së fundit për të shmangur ekstradimin.
Ai është i martuar dhe babai i tre fëmijëve, por që më vonë është divorcuar nga bashkëshortja e tij.
Humbjen e njërës këmbë, shqiptari e kishte përdorur si justifikim për t’u mos ekstraduar për shkak të kushteve të këqija në burgjet shqiptare.