Një gomone e fuqishme me 7 kuintalë marijuanë në bord është gjetur në Porto Rekanati të Maçeratas, në Itali, në oren 6 e 30 të mëngjesit të së enjtes.
Karabinierët kanë qenë duke zhvilluar një kontroll rutinë kur kanë parë mjetin në breg, transmeton TCH. Pas kontrolleve ata kanë zbuluar 28 pako të mëdha të mbulura me kujdes me cellofan e të lidhura me litarë e me letër ngjitëse.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMendohet se skafistët janë detyruar ta braktisin gomonen për shkak të detit të trazuar, por edhe pranisë së patrullave policore në zonë.
“Gazzetta di Parma” shkruan se me shumë gjasë, mjeti lundrues ka ardhur nga Shqipëria. Ai duhet të rinisej duke përdorur gati 20 bidonë me karburant. Vlera e drogës së sekuestruar llogaritet diku tek 5 milionë euro.
Gomonia ishte e pajisur me 2 motorë të fuqishëm prej 200 kuajsh fuqi. Mendohet se atë e kanë tërhequr rrymat e forta të detit në atë zonë dhe skafistët e kanë braktisur e ia kanë mbathur për të mos rënë në duart e forcave të rendit.