Një shtetas nga Kosova është ndaluar në pikën kufitare të Morinit në Kukës, pasi rezultoi se ishte “shpallur në kërkim ndërkombëtar” nga autoritetet sllovene.
Në pranga ka rënë Izet Zmajli, 46 vjeç, banues në fshatin Grehgovc, Kosovë, transmeton Shqip.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAutoritetet Gjyqësore Sllovene, datë 01.06.2017, e kanë shpallur në kërkim ndërkombëtar, për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e ligjit për lëndët narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal Slloven, i cili ka për të vuajtur dënimin 5 vjet, 5 muaj e 19 ditë burgim.
Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës.