Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona në Gjilan, të cilët janë përleshur mes vete.
PK-ja njofton se të katër të dyshuarit janë vëllezër dhe si pasojë e përleshjes ka pësuar lëndime njëri nga vëllezërit, të cilit i është ofruar ndihma mjekësore në Spitalin Rajonal të Gjilanit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Të dyshuarit në shenjë revolte dhe hakmarrje kanë shkaktuar edhe dëme materiale në dy vetura (pronë e përbashkët e të dyshuarve).Pas arrestimit të dyshuarit janë shoqëruar në Stacionin policor ku janë intervistuar në lidhje me rastin dhe pasi është kuptuar pesha e përgjegjësisë penale e secilit nga ta, është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka marrë vendim që dy nga të dyshuarit të lirohen në procedurë të rregullt ndërsa dy të tjerët ndalohen në qendrën e mbajtjes për 48 orë”, thuhet në njoftimin e PK-së.