Në rrugën Beqir Kastrati në Prishtinën mbrëmë i është vjedhur çanta një gruaje, derisa ajo ishte duke ecur në rrugë, bën të ditur Policia e Kosovës.
Viktima ka konfirmuar se në çantë kishte telefonin, 35 euro, dhe stoli ari në vlerë 150 euro, dhe dokumentet personale transmeton Koha.net. Ajo gjithashtu ka pësuar lëndime të lehta trupore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Viktima, femër shqiptare, ka raportuar se deri sa ishte duke ecur në rrugë, dy të dyshuar të pa njohur i kane grabitur çantën e krahut në të cilën kishte një telefon, 35 € para, stoli ari në vlerë 150 € dhe dokumente personale. Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor në QKUK”, thotë PK.
Njësitet policore janë duke kryer hetime lidhur me rastin.