Një mashkull dhe dy femra janë goditur nga veturat në tri qytete të Kosovës. Dy nga viktimat të cilët kanë marrë lëndime trupore ishin këmbësor, ndërsa një femër ishte me biçikletë.
Sipas Policisë, në Prizren një person përderisa ishte duke drejtuar veturën nga pakujdesia ka goditur këmbësorin mashkull. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjta është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRasti tjetër ka ndodhur në Mitrovicë, ku një person përderisa ishte duke drejtuar veturën, nga pakujdesia ka goditur këmbësoren femër, transmeton kp. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
Kursen në Vushtrri, një person përderisa ishte duke drejtuar veturën, nga pakujdesia ka goditur biçikletën-viktimën femër, e cila ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.