Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohen tre të dyshuar për grabitje të armatosur

Prishtinë, 23 qershor – Njësiti i hetimeve rajonale, që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Prishtinës, në bashkëpunim me një njësit të stacionit policor të Vushtrrisë, bazuar në informacione të marra në rrugë operative, dje kanë ndaluar një veturë të tipit ‘Mercedes’, me targa të huaja, në të cilën ka arrestuar 3 persona, dy prej të cilëve dyshohet të jenë të përfshirë në një rast të grabitjes së armatosur. I dyshuari i tretë, që ndodhej po në të njëjtin automjet, është arrestuar, pasi ndaj tij policia kishte një urdhër arrest, njoftoi Policia në Prishtinë.

Gjatë kontrollimit të automjetit policia ka gjetur dhe konfiskuar:

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

• Një armë të tipit Ecol Special

• 5 fishekë (9 mm) , etj.

• gjithashtu është konfiskuar edhe automjeti (Mercedes), i cili aktualisht po ekzaminohet nga njësitet përkatëse.

Personat e dyshuar: janë I.A, mashkull, 20 vjeç, dhe Q.B, mashkull, 17 vjeç, që të dy shtetas të Republikës së Kosovës.

Ata, me rekomandimin e prokurorit të Shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes. Ndërkohë hetuesit policorë kanë zgjeruar rrethin e hetimeve, pasi nga puna e kryer deri tani, janë ngritur dyshime se po të njëjtit persona mund të jenë të përshirë edhe në raste të tjera të natyrës së njëjtë(grabitje).

I dyshuari L.L, mashkull, 18 vjeç, po ashtu shtetas i Republikës së Kosovës, i është dorëzuar stacionit policor të Vushtrrisë për veprime të mëtejme.