Një 18-vjeçar ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga goditja me thikë që ia ka bërë vëllai i tij në një lagje në Ferizaj.
Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt, ka njoftuar se Q.M. 18-vjeçar është therur me thikë të mërkurën në rrugën “Fan Noli” në Ferizaj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPolicia ka arrestuar të dyshuarin A.M, 16-vjeçar, i cili ka therur me thikë vëllanë e tij të madh.
Pas intervistimit, në konsultim me Prokurorin e Shtetit është marrë masa e ndalimit policor prej 24 orëve.
Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar arma e ftohtë- thika, me të cilën dyshihet se është kryer vepra.
Me 23.06.2017 , nga ana e mjekëve kujdestarë jemi informuar se viktima Q.M. nga lëndimet e pësuara ka ndërruar jetë.
Është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili autorizon Sektorin e Hetimeve rajonale që të merren me kompletimin e rastit,kurse trupi i pajetë dërgohet për obduksion.