Shkëlqim Pajazitaj ka provuar të grushtojë të akuzuarin për vrasjen e motrës së tij, Donjetës, pas përfundimit të seancës dëgjimore në Gjykatën Themelore në Pejë.
Policia e Kosovës e ka cilësuar tentimin për grushtim nga Shkëlqim Pajazitaj ndaj Naser Pajazitajt si “sulm”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas njoftimit zyrtar, Shkëlqim Pajazitaj është arrestuar dhe me vendim të prokurorit i është shqiptuar masa e ndalimit policor për 24 orë deri në kompletimin e rastit, pasi që është e nevojshme të intervistohet edhe Naser Pajazitaj i cili gjendet në Burgun e Dubravës.
Donjeta Pajazitaj ishte gjetur e vdekur në Strellc të Deçanit në fund të vitit 2015, pak javë pasi ishte raportuar e zhdukur nga familjarët.