Një sasi prej rreth 4 mijë rrënjë të bimës marihuanë të mbjella në një parcelë në fshatin Llozhishte të komunës së Zveçanit, janë sekuestruar të mërkurën nga Njësiti anti-drogë i Policisë së Kosovës, bëjnë të ditur burime të KosovaPressit.
Sipas këtyre burimeve aksioni i Policisë ka ndodhur pas vëzhgimit të situatës për rreth një muaj nga ana e Policisë, e cila kishte instaluar kamera në atë lokacion.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Pamjet kanë mundësuar identifikimin e kultivuesve të kësaj droge, ndërsa Policia është në kërkim të tyre", kanë thënë burimet, duke shtuar se bimët janë shkatërruar plotësisht.