Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili po kërkohej që nga viti 2004.
Kohavisioni merr vesh se i arrestuari dyshohet për tri vrasje dhe 4 tentim vrasje. I dyshuari po ashtu kishte urdhër-arrest ndërkombëtar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi është arrestuar nga njësia e veçantë për të kërkuarit që konsiderohen të rrezikshëm. Ai po fshihej në komunën e Shtimes.
Bëhet fjalë për personin me inicialet H.S i lindur më 1976.
Policia ka konfirmuar arrestimin, por nuk ka dhënë më shumë detaje.