Një grua 31 vjeçe është gjetur e vdekur të dielën në orët e hershme të mëngjesit në lagjen Wetzeldorf të qytetit austriak Graz.
Policia bën të ditur se gruan e ka vrarë bashkëshorti i saj 25 vjeçar, i cili pastaj kishte thirrur policinë, shkruan agjencia austriake e lajmeve APA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAlarmimi i policisë kishte ndodhur rreth orës 5 e 30. Personi në fjalë, shtetas austriak me prejardhje kosovare u kishte thënë policëve se ai e ka vrarë me thikë partneren e tij. Patrulla e policisë që kishte arritur pastaj në vendin e ngjarjes kishte gjetur trupin e pajetë të gruas, transmeton albinfo.ch. 25 vjeçari i është dorëzuar policisë, pa rezistencë.
Në banesë ndodhej edhe djali 5 vjeçar i viktimës dhe vajza, foshnjë tremuajshe e përbashkët e çiftit.
Mes dy partnerëve kishte pasur në vazhdimësi konflikte dhe tashmë disa herë ka pasur edhe përzënie të njëri- tjetrit nga shtëpia.