Seksioni Kundër Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë e Policisë së Tiranës ka arrestuar katër persona, mes tyre një 52-vjeçar nga Prishtina dhe dy prej tyre femra.
Të katër personat në bashkëpunim me njeri-tjetrin shfrytëzonin vajza të reja për prostitucion me klientë mbi 50 vjeç nga Shqipëria e Kosova, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNga veprimet hetimore të kryera nga specialistët e këtij Seksioni është arritur të identifikohet dhe të goditet kjo veprimtari kriminale.
Në pranga ranë shtetasit: P.J., 62 vjeç, banues në Tiranë dhe T.Th, 50 vjeçe, banuese në Tiranë, të akuzuar në bazë të nenit 114/2 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë dhe B.D., 52 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë dhe E.P., 27 vjeçe, banuese në Tiranë, të akuzuar në bazë të nenit 113 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 9 aparate telefonike dhe 2 automjete. (Detaje tjera mund të gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)