Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Kapen cigare pa banderola dhe duhan të papërpunuar

Njësitë e Doganës së Kosovës gjatë patrullimeve rutinore në rajonin e Vushtrrisë kanë arritur të vërejnë sasi të duhanit pa banderola.

Njësitë e doganës menjëherë kanë organizuar një kontroll në lokacionin e dyshuar. Pas fillimit të kontrollit në lokacionin e dyshuar nuk janë gjetur cigare pa banderola, por gjatë kontrollit të automjeti të dyshuarit janë gjetur sasi të konsiderueshme të duhanit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sasia totale ishte rreth 22000 copë cigare të llojeve si West, Dard, King, Bohemi, Winston, Trakadero. Automjeti dhe duhani janë konfiskuar derisa ka filluar procedura kundërvajtëse dhe hetimore për prejardhjen e tyre.

Kurse sot në zbatim të urdhëresës së Gjykatës, është zhvilluar një kontroll në 3 lokacione të ndara, ku gjatë ushtrimit të kontrollit janë ndalur dhe sekuestruar:

· 870 kg duhan fletë

· 280 kg duhan i grirë

· 2 makina për bluarjen e duhanit

· 1 pistoletë

Derisa bluarja dhe shitja në treg e këtij duhani në mënyrë te paautorizuar duke iu shmanguar të gjitha kontrolleve do të shkaktonte evazion fiskal për shumën e taksave në lartësi rreth 40 mijë euro.