Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

15 studentë helmohen në një restorant në Kalimash

Rreth 15 studentë të toksikuar janë paraqitur në pavionin e infektivit të Spitalit Nënë Tereza rreth orës 01:04 të mëngjesit të sotëm, për shkak të një helmimi që iu ka ndodhur gjatë një ekspedite jashtë Tiranës.

Sipas burimeve paraprake të policisë, mësohet se pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore, studentët janë larguar për në banesë rreth orës 04:52.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nuk dihen shumë detaje rreth helmimit të studentëve, por nga veprimet hetimore të kryera është mësuar se këta persona janë helmuar nga ushqimi i konsumuar në Kalimash, Kukës.

Lidhur me rastin materialet i kanë kaluar Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës për hetime të mëtejshme.