Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot rreth orës 17:00 në Autostradën “Ibrahim Rugova” me ç’rast një person ka humbur jetën.
Lajmin e ka konfirmuar për Koha.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur në drejtimin Prizren-Prishtinë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAksidenti ka ndodhur më saktësisht në vendin e quajtur Qafa e Duhlës në kilometrin 40-të.
Në aksident janë përfshirë dy automjete, një veturë me targa sllovene dhe një kamion me targa vendore.
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes bashkë me ekipet mjekësore.