Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aktakuzë ndaj personit që e kërcënoi me vendin e punës kandidaten për deputete

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzën kundër të pandehurit M.M. për vepër penale “Kanosja e kandidatit” nga neni 211 paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, i pandehuri M.M., më 30.05.2017 në Brestovik të Pejës, kanos të dëmtuarën S.M., që të tërheqë kandidaturën e saj si kandidate për deputete në kuadër të partisë SLS në zgjedhjet parlamentare të Republikës së Kosovës të 11 qershorit 2017, në të kundërtën do të largohet nga vendi i punës ku ajo punon.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

I pandehuri me këto veprimet ka përmbushur elementet e veprave të përshkruara sikur më lart.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar Gjykatës kompetente që të pandehurin ta shpall fajtor për veprën penale për cilën ngarkohet dhe ta dënojë sipas ligjit.