Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Kapen më 1 milion € drogë, arrestohen trafikantët shqiptarë në Itali

Dy shqiptarë janë arrestuar disa ditë më parë, pasi iu gjetën 4 kg kokainë e pastër që sipas mediave lokale, kap vlerën e 1 milion eurove.

Dy shqiptarëve, Ilir Limushaj, 32 vjeç dhe Denald Biba, 20 vjeç, u arrestuan në banesën ku jetonin në rrugën “Baveno” në zonën San Donato të Torinos.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo
Image

Hetimet nisën rastësisht pasi shqiptarët u transportuan në komisariat për verifikim mbi lejet e qëndrimit, raporton “Syri”.

Gjatë kohës që ndodheshin për verifikim, ata u vizituan nga një vajzë rumune 22 vjeçe, Pahoncea Georgiana Florina, të cilës i kanë dhënë disa çelësa.

Shpejt, skuadrat e policisë u vunë në ndjekje të vajzës duke e gjurmuar me policë civilë, të cilët e konstatuan duke u përpjekur për të hapur një banesë.

Image

Në atë kohë, policët kanë ndërhyrë duke ushtruar kontrolle ku u gjet sasia e drogës e ndarë në 7 qese si dhe 18 mijë euro të futura në raftet e kuzhinës si dhe kavanozë.

Siç raportojnë mediat italiane, kjo është sasia më e madhe e kokainës e kapur muajt e fundit në Torino.