Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Rosalinda nga Lushnja, hajdutja seriale e çantave që s’mund të rri jashtë qelisë

Pasi përfundoi dënimin e radhës për akuzën e vjedhjes, Rosalinda Konomi e shijoi lirinë vetëm 6 ditë, pasi ditën e shtatë ajo u kthye sërish në qeli. 42-vjeçarja nga Lushnja, e cila ka jetuar një kohë të gjatë në Holandë, njihet si një hajdute seriale.

Ajo ndryshon shpesh vendbanimin, por jo skemën e vjedhjeve, që siç rezulton në vëmendje të saj, janë çantat dhe kuletat e femrave që hyjnë në dyqane për të blerë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Edhe arrestimi i fundit i Rosalindës u krye nga komisariati numër 3, pasi në një dyqan veshjesh për fëmijë dyshohet të ketë vjedhur një çantë dore dhe 4.500 lekë, raporton TopChannel.

Edhe pse fundjavë, gjatë masës së sigurisë gjyqtarja e gatshme aplikoi gjykimin e drejtpërdrejtë, duke çelur shqyrtimin gjyqësor ku u dëgjuan palët.

Prokurori, përveçse kërkoi arrest me burg, tha se ka prova shkresore dhe kamera sigurie që vërtetojnë implikimin e saj. Burime zyrtare thanë se Rosalinda është shfajësuar duke u justifikuar se çantën e kishte gjetur në rrugë.

Gjykata është tërhequr për të dëgjuar pretendimin përfundimtar të prokurorisë se sa burgim do të kërkojë. Hajdutja bionde u arrestua një vit më parë pasi rrëmbeu çantën e bashkëshortes së një zyrtari policie.

Më pas u vërtetua autorësia për të paktën edhe 6 vjedhje të tjera. Por më herët vajza, e cila nga një ish-e përndjekur pas viteve ‘90 emigroi në Holandë, është arrestuar edhe nga policia e Fierit për 5 vjedhje.