Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë për vrasjen e Donjeta Pajazitit në vitin 2015.
Departamenti i Krimeve të Rënda ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit N.P. për veprën penale: Vrasje e rëndë, nga neni 179 par. 1 pika 1.4 dhe 1.12 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe për veprën penale: Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, nga neni 374 par. 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Sipas aktakuzës, i pandehuri N.P. me datën 09.11.2015 rreth orës 14:30 në bjeshkët e Strellcit të komunës së Deçanit, me armë, në mënyrë mizore ka privuar nga jeta të ndjerën D.P.. Derisa e ndjera ka qenë duke shkuar në punë në këmbë, aty kalon i pandehuri N.P. me veturën e tij, e merr të ndjerën, e dërgon në bjeshkët e lartcekura, ku fillimisht e privon nga jeta duke shtënë dy herë në kokë të saj, e më pas për të humbur gjurmët të njëjtën e mbulon me disa drunj dhe largohet nga vendi i ngjarjes. E ndjera gjendet pas më shumë se një muaji e vdekur”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.
Gjithashtu thuhet se i pandehuri me këto veprime ka kryer veprën e lartcekur penale.
Prokurori i çështjes i ka propozuar gjykatës kompetente që të pandehurin ta shpallë fajtor për veprat e kryera penale dhe ta dënojë sipas ligjit.