Gjykata e Tiranës caktoi ditën e enjte masën e sigurisë arrest me burg për shtetasen amerikane, Andrea Grace Bailey-Key, e cila akuzohet për dhunë ndaj të miturve.
47-vjeçarja u ndalua nga policia pasi dy nga fëmijët e saj të birësuar e kanë akuzuar se ushtronte dhunë. Këtë dëshmi, të miturit e dhanë pasi u gjetën nga policia, e cila po i kërkonte pas denoncimit të 47-vjeçares se dy fëmijët e saj ishin larguar nga banesa.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor të miturit i kanë pohuar policisë së ishin larguar vetë nga banesa, pasi ndaj tyre nëna që i kishte birësuar ushtronte dhunë. Ata kanë pohuar se Bailey_Key mban shtatë fëmijë, nga të cilët 3 i ka fëmijët e saj biologjikë dhe katër të birësuar. Vetë 47-vjeçarja ka dëshmuar se nuk ka ushtruar dhunë ndaj fëmijëve, por i ka qëlluar në një rast kur i ka kapur duke vjedhur para, transmeton tch.
Përveç dëshmisë së minorenëve, Prokuroria ka konstatuar në trupat e tyre shenja dhune në pjesët e këmbëve, të cilat dyshohet se janë krijuar nga goditjet me rrip.
Kaq ka mjaftuar që pas një seance që ka zgjatur disa orë, për shkak të përkthimit, gjykata të caktojë ndaj 47-vjeçares amerikane masën e sigurisë arrest me burg deri në përfundimin e plotë të hetimeve.