Një shqiptar i Kosovës i ka dhënë fund jetës në qeli, për shkak të divorcit.
Në një burg në Bielefeld të Gjermanisë, rreth orës 06.00 të mëngjesit të së martës shqiptari u gjet i varur nga gardianët.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ndodhej në qeli i akuzuar për vjedhje dhe plagosje dhe duhet të qëndronte pas hekurave deri në vitin 2019.
Drejtuesit e burgut thonë se ai kishte shfaqur shenja agresiviteti edhe ndaj stafit, por nuk kishte dhënë sinjale se mund të bënte një akt të tillë, transmeton Kosovapress.
41- vjeçari ishte varur me çarçaf, ndërkohë që dyshohet se akti fatal është kryer në gjendje të rëndë psikologjike, pikërisht se në ditën e flijimit do të mbahej procesi gjyqësor që do e divorconte nga e shoqja.