Policia e Shqipërisë në portin e Durrësit ka arrestuar një shtetas të Maqedonisë, pasi në automjetin që e drejtonte ishte zbuluar sasi e madhe e marihuanës.
Në kumtesën e policisë citohet se droga është zbuluar me skener në kamionin e markës "Daf" para hyrjes së tij në tragetin i cili qarkullonte në relacionin Durrës-Bari.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKamioni po transportonte kastravecë të freskëta, ndërsa në kutitë ishin edhe qeset me marihuanë. Automjeti ishte ngarkuar në qytetin e Lushnjës nga kompania e autorizuar për eksport të perimeve.
Destinacioni i fundit i drogës me peshë prej 705 kilogram ishte Holanda.
Përveç maqedonasit të arrestuar, Kiril F. (35) policia po heton pas tre personave të tjerë.