Një nxënës i klasës VIII të shkollës fillore të mesme të ulët “Zef Lush Marku”, paralelja e ndarë në Caparc të Prizrenit, ka pësuar lëndime të lehta trupore, pasi që është rrahur brenda objektit shkollor nga i afërmi i një nxënësi tjetër.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, pjesëtarët e së cilës e kanë arrestuar të dyshuarin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës shkruan se rasti ka ndodhur të martën, rreth orës 10:30, në fshatin Caparc. “Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti ka hyrë në klasë në një shkollë, nga klasa ka nxjerrë viktimën mashkull K-Shqiptar të moshës së mitur dhe në korridorin e shkollës e ka sulmuar fizikisht. Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor”, ka raportuar Policia.
(Tekstin e plotë sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.