Dy nga katër të plagosurit nga të shtënat me armë të mërkurën në qendër të Pejës, janë nisur për trajtim të mëtejmë në QKUK dhe se janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.
Dy të plagosurit tjerë janë jashtë rrezikut për jetë. Lajmin e ka konfirmuar mjeku kujdestar, ortopedi Mithat Jakupi. Ai ka thënë se një vajzë, rreth moshës 18-vjeçare është liruar nga spitali, ndërsa një djalë i lindur më 2006 mbetet në spital për shkak të plagosjes në këmbë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDy të plagosurit tjerë, vëllezërit B.K. dhe N.K. janë nisur drejt Prishtinës për trajtim të mëtejmë.
Të shtënat me armë ndodhën në rrugën “Lekë Dukagjini” në qendër të qytetit në orët e pasdites. Mësohet se dy vëllezërit ishin në një kafeteri kur disa sulmues shtien në drejtim të tyre me kallash. Si pasojë e gjuajtjeve me armë pësuan edhe dy fëmijët, që ishin këmbësorë.