Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) në dy raste të ndara ka realizuar me sukses dy operacione hetimore në konsultim edhe me prokuroritë kompetente, njofton kumtesa nga IPK, transmeton Koha.net.
Si rezultat i hetimeve të suksesshme në të dy rastet janë arrestuar dy të dyshuar (dy zyrtarë policorë).
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoArrestimi i parë është realizuar më 02.06.2017 ku efektivat e Inspektoratit Policor të Kosovës kanë arrestuar një të dyshuar (një toger policor në pozitën e zëvendës komandantit të Stacionit Policor të Dragashit) me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar të paraparë me nenin 422 në Kodin Penal të Republikës së Kosovës.
Arrestimit i kanë paraprirë veprimet hetimore dhe informacioni i pranuar nga burimet e informacionit dhe me vendim të prokurorit të shtetit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë deri në vazhdimin e procedurave të tjera gjyqësore.
Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, IPK ka rekomanduar Policisë së Kosovës edhe suspendimin e komandantit të këtij stacioni policor dhe shefit të operativës (toger policor).
Rasti tjetër (rasti i dytë) është realizuar më 05.06.2017 (07.10.2016) në Gjilan ku IPK-ja ka arrestuar një zyrtar policor (nga Stacioni Policor i Kllokotit) me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar.
Për të gjitha veprimet është njoftuar prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore në Gjilan me vendim të të cilit të dyshuarit (zyrtarit policor) i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë dhe i njëjti po ashtu edhe është suspenduar.