Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Denida Rexhepin, edukatoren e akuzuar për dhunimin e dy fëmijëve në një kopsht privat në Tiranë.
Në seancën e sotme, avokati i saj kërkoi lirim nga qelia, me pretendimin se nuk ka vepër penale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas avokatit nuk ka pasur dhunë fizike, apo psikologjike. Nga ana e saj, e akuzuara ka qenë e pranishme në seancë dhe ka mbajtur qëndrim mohues për akuzën.
Edukatorja u arrestua, sepse me datë 04.06.2017, në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr 2, janë paraqitur shtetaset J. B. dhe M. L., të cilat kanë bërë kallëzim duke pretenduar se më datë 30.05.2017 dhe 31.05.2017, shtetasia D.R, duke kryer detyrën e saj si edukatore pranë një kopshti privat në rrugën “Nikolla Lena”, ka ushtruar dhunë fizike ndaj fëmijëve të tyre të mitur në këtë kopsht.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë të këtij kopshti.
