Rreth orës 11:30, në autostradën “Ibrahim Rugova” ka ndodhur një aksident komunikacioni mes dy automjeteve.
Sipas fotografive të dërguara nga vendi i ngjarjes, konstatohet se të përfshira në këtë aksident të ndodhur në pjesën e Malishevës, kanë qenë një veturë me targa të Shqipërisë, si dhe një kombibus.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDëshmitarët nga vendi i ngjarjes thonë se të lënduar kanë mbetur dy persona në këtë rast.
Ende nuk ka asgjë zyrtare.
