Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje në orën 22:40, ka arrestuar një person në “Rrugën B” të kryeqytetit, i cili u merrte qytetarëve nga 100 euro për t’ua caktuar një termin për vizë në Ambasadën italiane.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti është kapur në flagrancë duke marrë para të gatshme (100 €) për caktim të terminit për pajisje me vizë italiane”, ka thënë Policia, raporton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa rasti është cilësuar si “mashtrim”.