Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Kapen në Vlorë 70 kg kanabis, një në pranga

Një sasi prej 70 kilogramë kanabis është sekuestruar gjatë natës në qytetin bregdetar të Vlorës, raporton oranews. Sipas policisë lënda narkotike u zbulua në ambientet e një pallati në lagjen “Pavarësia”

Në lidhje me drogën e sekuestruar policia ka arrestuar edhe shtetasin Nikolas Toçaj, 24 vjeç, banues në Vlorë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Më datë 06.06.2017, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, në lagjen “Pavarësia” Vlorë, pranë një marketi, Policia e Vlorës ka konstatuar dhe sekuestruar një sasi me lëndë narkotike në sheshpushimin e një pallati. Lënda narkotike u gjet e vendosur në 4 qese të zeza plastike, të mbështjella me natriban ngjyrë kafe, e cila pas peshimit në total ka rezultuar prej 70 kilogramë, e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva”, sqaron policia.

Gjithashtu, policia thotë se në hyrjen e këtij pallati është gjetur dhe bllokuar një automjet tip furgon Ford, nën përdorimin e autorit të dyshuar, i cili dyshohet se mund të përdorej për transportimin e lëndës narkotike.

Shërbimet e Policisë bënë të mundur kapjen në flagrancë të shtetasit Nikolas Toçaj, në pallatin ku u gjet lënda narkotike si dhe u bë arrestimi i tij për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.